“Në Kuvend do të jem ai që jam në këshill. Do të jem një qytetar që do të punoj jo vetëm për të mirën e qytetit të Fierit, por do të jap kontributin tim për gjithçka që meriton vendi jonë.”
Kështu është shprehur sot Nimet Musai pasi u dorëhoq si kryetar i grupit këshilltar të LSI-së në bashkinë e Fierit. Ai është kandidati i radhës i partisë së drejtuar nga Monika Kryemadhi që pranon mandatin e deputetit, pasi LSI vendosi të dalë nga Parlamenti.
I renditur i katërti në listë për zgjedhjet e 2017-ës, Nimet Musai do të zëvendësojë në sallën e Kuvendit Petrit Vasilin, ish-kryetar i grupit.
Aktualisht janë 11 kandidatë nga PD dhe LSI që kanë pranuar mandatet dhe janë betuar si deputetë të rinj.









































