Google search engine
Home Aktualitet LSI në sulm ndaj ndërkombëtarëve, Luan Rama akuza ambasadores gjermane se mbyll...

LSI në sulm ndaj ndërkombëtarëve, Luan Rama akuza ambasadores gjermane se mbyll sytë për nivelin e demokracisë në vend

0
366

Deklarata dje e ambasadës gjermane, ku flitej për një qeveri legjitime, nuk është pritur aspak mirë nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Djegia e mandateve duket se po i fut në luftë me ndërkombëtarët partitë opozitare, por më e revoltuar duket partia e presidentit. Ishte Luan Rama ai që replikoi ashpër me ambasadoren gjermane. “E lexova me vëmendje deklaratën e ambasadores së Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, të publikuar gati dy orë më parë. E madje, edhe e rilexova, për ta motivuar më shumë veten drejt vullnetit të mirë jo vetëm për ta mirëkuptuar atë, por, edhe për t’i dhënë vetes një mundësi reflektimi! Dhe natyrisht, e mirëkuptoj plotësisht. E mirëkuptoj dhe e justifikoj. Sepse zonja ambasadore as që e ka idenë se në ç’gjendje është cilësia e demokracisë në Shqipëri, ku shumicën parlamentare e përcaktojnë votat e blera nga grupet kriminale dhe jo vullneti i lirë i qytetarëve, siç ndodh në Gjermaninë e saj e kudo tjetër në botën demokratike! Të paktën, këtë perceptim më jep mundësinë të kem deklarata e saj. Por, në këtë çështje, nuk mund ta ndihmoj më shumë se kaq. Thjeshtë, vetëm mund ta mirëkuptoj e po aq ta justifikoj”, tha ai.

Më tej, Luan Rama deklaroi se në Gjermani nuk ka përgjime të prokurorisë, ku dokumentohet se kriminelë flasin për blerje votash. “Sepse, unë e di që në Gjermani nuk ka ndodhur ndonjëherë që Kancelari Federal të ketë marrë në mbrojtje e të ketë kandiduar në listat e partisë së vet kriminelë, për t’i bërë deputetë dhe kryetarë bashkish! Unë e di që në Gjermani nuk ndodh si në Shqipëri ku nuk funksionon prej kohësh Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë dhe as nuk janë në kolaps e të bllokuara gjykatat e niveleve të tjera! Ndaj, thjeshtë vetëm mund ta mirëkuptoj e po aq ta justifikoj zonjën ambasadore të Gjermanisë”, tha ai. Por Luan Ramës nuk i ka dalë me kaq inati, pasi në shkrimin super të gjatë i ka drejtuar dhe një pyetje ambasadores: “A mund të ketë demokraci në një vend ku nuk ka drejtësi dhe a mund të ketë drejtësi në atë vend ku nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë?!”. Në fund Rama e mbyll me idenë se ndërkombëtarët flasin në një mënyrë që nuk e bëjnë fare në vendet e tyre. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here