Policia ka shoqëruar 11 persona lidhur me vrasjen e Jurgen Kurtit, mbërmjen e djeshme në Tiranë. Burime nga policia bëjnë të ditur se personat nuk janë të dyshuar, por thjeshtë po shoqërohen për hetim. 26 vjeçari është ekzekutuar me breshëri plumbash në hyrje të banesës së tij, në afërsi të sheshit “Wilson”, pranë Postës Nr.8 në Tiranë, nga dy persona të cilët e kanë ndjekur me motor derisa kanë gjetur momentin perfekt për vepruar. Paraprakisht dyshohet se ekzekutorët kanë qenë vrasës profesionistë me pagesë pasi janë kujdesur që të mos linin pas asnjë zhurmë.