E akuzoi Jurgen Kurtin për vrasjen e bashkëshortit, flet Vjollca Arapi: Kërkova të vepronte drejtësia ndaj tij, jo të…

0
340

Në një prononcim për ‘News24, bashkëshortja e tregtarit në Durrës Agim Arapi, i cili mbeti i vrarë në prill të vitit 2017 thotë se nuk ka lidhje familja e saj për vrasjen e 26-vjeçarit Jurgen Kurti gjatë mbrëmjes së djeshme në Tiranë.

Për vrasjen e bashkëshortit të saj në 2017 u akuzua i riu që mbeti i vrarë dje Jurgen Kurti, por Vjollca Arapi shprehet se familja e saj ka kërkuar drejtësi dhe 3 fëmijët e saj i ka në Itali. Gjithashtu ajo shpreh keqardhjen për nënën e Jurgen Kurtit.

“E dëgjova në media për vrasjen. Me erdhi keq se ishte djalë i ri. Keqardhje për nënën e tij që i iku djali dhe i them nënës së tij se unë s’kam lidhje me atë ngjarje. Unë kam kërkuar burgun, drejtësinë, jo vdekjen e tij. Prokuroria e Tiranës erdhi dje ne banesën time bëri kontroll. Më morën ne pyetje, por unë nuk di gjë për vrasjen dhe 3 fëmijët e mi jetojnë ne Itali. Drejtësia nuk vu në vend për bashkëshortin tim sepse u ble me para”- tha ndër të tjera bashkëshortja e Agim Arapit.

vijon…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here