Pas shkarkimit si Ministër Damian Gjiknurit i është caktuar një detyrë e re nga Kryesia e PS-së.
Ai është caktuar si Sekretar për Çështjet Zgjedhore dhe do të koordinojë punën për Reformën Zgjedhore, pavarësisht se deri më tani nuk ka asnjë indicie nga ana e opozitës për të bashkëpunuar.
Më herët këtë funksion e ka mbajtur Bledi Çuçi, po për shkak të emërimit të tij si ministër i Bujqësisë, detyra i është besuar Gjiknurit.