Policia ka bërë publike detaje rreth shpërthimit të një shtylle tensioni në zonën e Thumanës në Fushë Krujë.
Sipas policisë, linja është dëmtuar më lëndë eksplozive në fshatin Krastë të Thumanës.
“Sot në mesditë, punonjësit e OST, pranë fshatit Krastë, Thumanë, konstatuan se njëra këmbë e shtyllës dyfishe të tensionit të lartë (400 KË), Nr. 65, e linjave Tiranë–Podgoricë dhe Tiranë-Prizren ishte dëmtuar me lëndë, të dyshuar eksplozive”, sqaron policia.









































