Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rihap hetimin për Ornela Naqellarin.
Kryetarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Lezhë, kaloi pa probleme filtrat e vettingut për pasurinë dhe pastërtinë e figurës një javë më parë.
Mësohet se hetimi po hapet për shkak se dyshohet që gjyqtarja të ketë bërë deklarim të rremë.
Gjithashtu bëhet me dije se seanca e radhës do të mbahet ditën e enjte në orën 9:30.