Google search engine
Home Aktualitet Balla zbulon prapaskenat e rënda për Sali Berishën e djalin e tij...

Balla zbulon prapaskenat e rënda për Sali Berishën e djalin e tij dhe flet për dokumentin e Gjykatës Amerikane: Gërdeci një krim shtetëror!

0
367

Pas mbledhjes së Kryesisë, kreu u grupit parlamentar të PS, Taulant Balla në një prononcim për mediat ka komentuar dokumentin që publikoi ditën e djeshme në rrjetet sociale për Sali Berishën dhe djalin e tij Shkëlzenin.

Sipas Ballës, shpërthimi i ndodhur në Gërdec ishte një krim i pastër shtetëror dhe fajtorët, duke nisur nga ish-kryeministri Berisha dhe i biri i tij, Shkëlzeni ende nuk janë dënuar. Mirëpo sipas Ballës është drejtësia amerikane ajo që do të dënojë fajtorët.

“ Vendimi gjykatës së Floridës është model edhe për drejtësinë që po lind në vend, se si duhet të bëhet hetimi për Gërdecin, çdo shqiptar e di fare mirë tashmë që ai është krim shtetëror i organizuar nga kryeministri i asaj kohe dhe njerëz të tij, familjarë dhe jo. Për këdo që di të lexojë një vendim gjykate, drejtësia amerikane konstaton faktin që në vend drejtësia është marrë me peshqit e vegjël dhe nuk u mor kurrë me ata që e organizuan,  krijuan dhe përfituan nga fabrika e vdekjes në Gërdec. Ky është model se si duhet rihetuar dhe rigjykuar cështja e Gërcedit. Nëse, ai pretendon se është i pafajshëm të lërë llafet e të jetë i disponueshëm për t’u hetuar. Kush kujton se drejtësia harron e ka shumë gabim.”, u shpreh Balla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here