Kryeprokurorja Arta Marku, e pranishme në një analizë të prokurorive në Durrës, u shpreh se janë këto prokuroi ato që mbartin peshën më të madhe të kriminalitetit, ndërsa shtoi se problem mbeten ankesat e qytetarëve në media. Më tej, Marku i ka bërë thirrje Kuvednit që të miratojë ndryshimet.
Marku tha:
“Këto prokurori mbartin peshën më të madhe të kriminalitetit. Probleme mbeten ankesat e qytetarëve në media. Ndërhyrja ose mosndërhyrja, duhet kuptuar qëndrimi i Prokurorisë. Ata që nuk duan ta kuptojnë, në rregull. Dispozita kalimtare nuk i ka dhënë të drejtën prokurorisë së përgjithshme për të vazhduar procedimin disiplinor. Askush nuk mund të pretendojë se prokurori i përgjithshëm mund të kërkoje në KLP prokurorë për procedim. Cënohet imazhi i drejtësisë. I bëj thirrje Kuvendit që të miratojë ndryshimet”.
