Seanca e sotme ka nisur me procedurën e betimit të shtatë deputetëve të rinj, të cilët pranuan mandatet pas daljes së opozitës së bashkuar nga parlamentit.
Deputetë e rinj janë: Lefter Maliqi PD, Alban Zeneli PD, Ligoraq Karamelo PD, Majlinda Halilaj PD, Ediola Braha LSI, Edlira Hyseni LSI, Elda Hoti LSI
Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka marrë fjalën i pari në këtë seancë parlamentare dhe nuk ka ngurruar të falenderojë deputetët e rinj të opozitës, të cilët bënë sot betimin.
Ai tha se nuk duhet të ndjehen keq por krenarë që kanë bërë sot gjënë e duhur, detyrën ndaj Atdheut.
“Falenderoj deputetët e rinj të opozitës, besoj që në fjalët e betimit që sapo bëtë ka fjalë të rëndësishme që kanë të bëjnë me qytetarët që përfaqësoni. Ju falenderoj dhe ju them të mos keni asnjë kompleks për atë që keni bërë: Detyrën ndaj Atdheut. Ngrihuni në lartësinë e debatit që kërkojnë qytetarët”,- tha ai.