Vuçiç tregon çfarë i kërkuan njerëzit e Merkel, paralajmëron veprime të BE në prill

0
410

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se këshilltarët e kancelares Angela Merkel, që dje kanë qëndruar në Prishtinë e më pas kanë udhëtuar në Beograd, i kanë kërkuar Ramush Haradinajt të heqë taksën ndaj mallrave serbe. Ndërkaq, duke folur për takimin në Beograd, Vuçiç ka thënë se temë e bisedimeve kanë qenë raportet e Serbisë me Kosovën dhe ruajtja e stabilitetit dhe paqes në rajon. Vuçiç ka thënë se në muajin prill BE do të bëjë disa veprime që gjendja aktuale të ndryshojë pa përmendur se për çka është fjala. “Nuk jemi afër ndonjë marrëveshjeje sepse nuk po negociojnë gjermanët por ne me ata (Kosovën), e negociata të tilla nuk ka”, ka thënë Vuçiç. Shefi i shtetit serb ka thënë se nuk beson që taksa do të hiqet shpejt, sepse tij, Haradinaj konsideron se ka mbështetje të madhe në skenën politike për këtë.  “Ata më thanë se pa asnjë ekuivokë kanë kërkuar që të hiqet taksa, që është me rëndësi pasi janë shteti më i fuqishëm evropian, dhe pres që gjatë prillit të ketë lëvizje të reja nga BE në mënyrë që gjërat të ndryshojnë në terren dhe do të shohim nëse kjo do të çojë deri në heqjen e taksës”, ka shtuar ai. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here