Google search engine
Home Aktualitet Rikthehet bora, ARRSH tregon se cilat rrugë do jenë problematike

Rikthehet bora, ARRSH tregon se cilat rrugë do jenë problematike

0
432

Gjatë natës në disa akse kryesore në veri dhe juglindje të vendit ka pasur reshje bore.  Sipas ARRSH, kompanitë e mirëmbajtjes me mjetet borëpastruese dhe fuqi punëtore kanë qenë në gatishmëri.

Në veri pavarësisht reshjeve të dendura të borës në akset kryesore nuk ka probleme me qarkullimin.

Me zinxhir kalohet vetëm në:

Ura Çerenecit-Stebleve kalimi behet (10km e fundit, 4-5cm bore, fryn erë dhe herë-herë krijohen duna).

Kuben – Vasije pjesërisht me zinxhirë në 5 km e fundit në lartësi 10-15 cm bore.

Në Rajonin Qendror nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në akset rrugore të tij.

Në Rajonin Jugor nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në akset rrugore të tij.

“Drejtuesit e mjeteve te tregohen te kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ecin me shpejtësi të reduktuar dhe të vendosin zinxhir në akset ku kemi lajmëruar”, -thuhet në lajmërimin e ARRSH-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here