Protesta para Kryeministrisë, Florenc Hoxha bën lëvizjen e radhës nga burgu

0
441

Pas caktimit të masës së sigurisë nga Gjykata e Shkallës së Parë për 19 të ndaluarit e protestës së 16 shkurtit, ku ndërmjet tyre ishte edhe ish-kreu i policisë bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha, të ndaluarit kanë apeluar vendimin në Gjykatën e Apelit. Vendimin e shkallës së parë të gjyqësorit edhe Prokuroria e Tiranës e cila kërkon masë sigurie “arrest me burg” për 10 të ndaluarit.

Në gjykatën e Apelit janë depozituar dy kërkesë-padi: Apelimi i masës “arrest me burg” për 5 persona të ndaluar, ndër ta si dhe apelimi nga prokuroria e cila kërkon të vijojnë hetimet për 19 të ndaluarit në masën “arrest me burg”.

Në lidhje me kërkesën e prokurorisë ka folur avokati mbrojtës i Naim Haxhiut, Artan Murrizi.

Në fjalën e tij, Murrizi është shprehur se: Nuk jam dakord me ankimin e prokurorit për të ndryshuar masën për Naim Haxhiun. Kanë bërë demonstrim në shkallët e Kryeministrisë. Nuk ka veprim të kundërligjshëm, prokuroria nuk ka të drejtë. Për të gjithë arrestimi është i paligjshëm.

Ndërkohë që për 19 të ndaluarit Gjykata e Shkallës së Parë ka dhënë përkatësisht vendimin:

Florenc Hoxha, arrest me burg

Emanuel Nallbani, arrest shtëpie

Naim Haxhiu, arrest shtepie

Andon Gjini, arrest shtëpie

Resul Daci, arrest burg

Suzana Dimushi, detyrim paraqitje

David Linati, arrest shtëpie

Hasan Jakupi, arrest shtëpie

Ilir Hamedini, arrest ne burg

Festim Taku, arrest ne shpi

Sajmir Rexhepi, arrest me burg

Mitat Fieraku, detyrim paraqitje

Lefter Jakupi, detyrim paraqitje

Pellumb  Shelna, detyrim paraqitje

Veljon Dine arrest shtepie

Ndue Tuci arrest shtepie

Shpresa Lini detyrim paraqitje

Agim Peposhi arrest me burg

Ferit Dankshi arrest me burg

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here