Prokuroria e Përgjithshme dhe KQZ firmosin marrëveshjen e rëndësishme (Çfarë përmban dokumenti)

    0
    407

    Prokuroria e Përgjithshme dhe Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve kanë firmosur sot një marrëveshje bashkëpunimi për të rritur ndërveprimin mes institucioneve në garantimin e një procesi zgjedhorë të ndershëm e demokratik

    Marrëveshja e nënshkruar sot mes Kryeprokurores, Arta Markut dhe Kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zgurit, gjatë aktivitetit të organizuar nga OSBE për dekriminalizimin, ka në thelb rritjen e shpejtësisë së hetimeve për veprat penale që cenojnë mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe rritjen e ndërveprimit mes dy institucioneve në funksion të këtij hetimi.

    Sipas marrëveshjes, detyrimet e KQZ janë zhvillimi trajnimeve për veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve dhe në denoncimin e e veprave penale që prekin sistemin e zgjedhjeve. Gjithashtu KQZ ka për detyrë në bazë të kësaj marrëveshje të dërgoi brenda kohës dhe afateve të paracaktuara dokumentacionin e kërkuar nga Prokuroria për hetimet që lidhen me veprat penale të sipërcituara.

    Sa kaq prokuroria do ketë për detyrim të rrit shpejtësinë e hetimit për veprat penale që cenojnë zgjedhjet. Prokuroria gjithashtu do trajtoj me prioritet kërkesat e KQZ për verifikimin e thelluar për “garantimin e integritetit të personave që zgjidhen apo emërohen, apo që ushtrojnë funksione publike”. Gjithashtu ka për detyrë të sesione trajnuese në KQZ për veprat penale që lidhen me zgjedhjet si dhe ka për detyrë të dërgojë pranë KQZ informacion statistikor për ecurinë e hetimeve të këtyre veprave, sa herë kjo ti kërkohet nga KQZ.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here