E papritur/ Sandër Lleshaj nuk ndalet, shkarkon drejtoreshën e lartë

0
424

Është shkarkuar nga detyra drejtoresha Rajonale e Kufirit dhe Migracionit në Durrës, Lindita Nushi.

Nushi e mbante këtë detyrë që prej majit të vitit 2017.

Vendimi për shkarkimin e saj pak ditë pasi janë arrestuar 6 kontrollorët e kufirit në Durrës, të cilët akuzohen se merrnin ryshfet.

Efektivët e policisë kufitare u arrestuan në sajë të një hetimi të nisur që në vitin 2018, kryer nga Shërbimi për Çështje të Brendshme dhe Ankesat dhe Prokuroria e Durrësit.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Brendshme, policët kufitarë në sajë të vlerave monetare, bënin kalimin e paligjshëm të personave me probleme që e kishin të ndaluar udhëtimin në zonën “Shengen”.

Ata u arrestuan në kushtet e flagrancën, ku ju gjetën me vete edhe para, në lekë dhe euro, që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të kundraligjshme dhe korruptive gjatë ushtrimit të detyrës. Ministria e Brendshme thotë se hetimet për këtë ngjarje vijonë.

Të arrestuarit

Strukturat e Drejtorisë Qendrore të Hetimit të SHÇBA-së finalizuan me sukses operacionin “KONTROLLORI” ku janë arrestuar në kushtet e flagrancës 6 punonjës të policisë, kontrollorë në PKK Durrës:

A.Gj., 53 vjeç, me detyrë Kontrollor në PKK Porti Durrës;

G.B., 29 vjeç, me detyrë Kontrollore në PKK Porti Durrës;

G.Ç., 51 vjeç, me detyrë Ndihmës Kontrollor në PKK Porti Durrës;

D.D., 53 vjeç, me detyrë  Kontrollore në PKK Porti Durrës;

D.Z., 50 vjeç, me detyrë Kontrollor në PKK Porti Durrës;

J.K., 42 vjeçe, me detyrë Kontrollore në PKK Porti Durrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here