Ngec në sitën e vettingut, shkarkohet nga detyra kryeprokurori shumë i përfolur

0
451

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra kreun e Gjykatës së Tropojës, Dritan Seci.

Deklarim të rremë, mosjustifikim të pasurisë dhe shkelje në disa vendime gjyqësore, ishin këto dyshimet e ngritura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për kryegjyqtarin e Tropojës, Dritan Seci.

Ky i fundit doli këtë të premte në seancë dëgjimore, ndërsa hetimi për të ishte kryer mbi pasurinë, aftësitë profesionale dhe pastërtinë e figurës. Treshja e Komisionit, me relator Olsi Komicin, bëri të ditur se për gjyqtarin është konstatuar se nuk ka lidhje me krimin e organizuar, duke dalë në përfundimin se është i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës në kriterin e pastërtisë së figurës.

Ndërkohë, për dy kriteret e tjera, nga hetimi i kryer janë konstatuar një sërë problemesh. Hetimi i thelluar i KPK-së ishte përqendruar në apartamentin 76 metra katrorë në Tropojë, të blerë në vitin 2012 për 2.2 milionë lekë. Fillimisht, kjo pasuri sipas Komisionit është deklaruar 2 milionë e 100 mijë lekë, ndërsa në veting është deklaruar 2 milionë e 200 mijë lekë. “Probleme janë konstatuar edhe në lidhje me makinën e blerë në vitin 2004, të cilën gjyqtari e ka deklaruar të blerë për 250 mijë lekë. Por nga hetimi rezulton se ky mjet, në bazë të kontratës së shitblerjes është shitur për 200 mijë lekë. Pra, sipas Komisionit, rezulton se ka mospërputhje mes çmimit të deklaruar në deklaratën veting dhe kontratës. Në lidhje me vitin, deklarohet e blerë në 2004, ndërkohë që sipas kontratës rezulton e blerë në vitin 2005. Gjithashtu, u ngritën dyshime në lidhje me përdorimin e një mjeti me pronar shtetasin A.S.(vëlla i gjyqtarit).

Nga hetimi rezulton se subjekti nuk ka deklaruar përdorimin e makinës së vëllait, as në pyetësor dhe as në deklaratën vetting.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here