Google search engine
Home Lifestyle ‘Gruaja fluturoi nga sedilja’, shqiptari publikon videon dhe tregon tmerrin në avionin...

‘Gruaja fluturoi nga sedilja’, shqiptari publikon videon dhe tregon tmerrin në avionin që po shkonte drejt New Jork-ut

0
477

Në bordin e avionit të Turkish Airlines që udhëtonte nga Stambolli për në Nju Jork ka qenë dhe një shqiptar, që ka rrëfyer momentet e tmerrit, kur udhëtimi i tyre kishte pasur turbulenca.

Shqiptari tregon se pa  gruan pranë tij të fluturojë nga sedilja e saj. Maska e oksigjenit ranë nga tavani. Njerëzit nisen të bërtisnin, dhe mes tyre pati rreth 30 persona që u lënduan, raporton The New York Times.

Për rreth 10-15 minuta, gjendja ishte e tmerrshme dhe ata menduan vdekjen. “Unë thashë “O Zot me ndihmo”, tregon ai për mediat e huaja, duke zbuluar detaje nga tmerri që përjetoi kur avioni hasi në masa ajrore të forta dhe humbi ekuilibrin.

Aeroplani i Turkish Airlines u ul në mënyrë të sigurtë në aeroportin e Kennedy, por të paktën 30 vetë u dërguan në spital me lëndime jo të rrezikshme për shkak të turbullirave, thanë autoritetet.

Një mjek i fluturimit thyen këmbën, tha Steve Coleman, një zëdhënës i Autoritetit të Portit të Nju Jorkut. Pjesa tjetër e lëndimeve ishte e vogël, dhe përfshinte “gunga, shembje ose prerje”  tha Coleman.

Në piste u dynden ambulaNcat, pasagjeret ishin te gjakosur e te tmerruar. Shqiptari tregon se nuk do te fluturoje me. “E ka mbyllur, ate qe kam perjetur sot…’- thote ai.

Në një deklaratë, kompania ajrore tha se ishte “thellësisht e pikëlluar nga kjo përvojë e pafat” dhe se po monitoronte nga afër gjendjen shëndetësore të udhëtarëve të lënduar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here