E denoncoi Berisha, Kryetari i Bashkisë i nis letër dy ministrave të Ramës: Jam kundër këtij projekti në Korçë

0
478

Kryetari i Bashkisë së Korçes, Sotraq Filo shprehet hapur kundër projektit për ndërtimin e TEC-it në këtë qytet.

Ai i drejtohet me një letër zyrtare ministrit te Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe ministres se Infrastrukturës dhe Energjitikes, Belinda Balluku për refuzimin e projektit në fjalë.“Kryetari i Bashkise Korçe i ka dërguar një letër ministrit Klosi dhe ministres Balluku ku kërkon refuzimin e kërkesës së kompanisë GPP për ndërtimin e një TEC me gaz në afërsi të qytetit të Korçës”- bëjnë me dije burime zyrtare nga Bashkia e Korçës.

“​Në këto kushte, ju kërkoj MOSAPROVIMIN E KETIJ INVESTIMI, i cili në çdo rast nuk do të mund të realizohet dot në kundershtim me vullnetin e Bashkisë së Korçës”, përfundon letra e Kryetarit të Bashkisë Korçë.

Këtë e ka denoncuar edhe ish krryeministri Berisha, por edhe ish kryetari i Bashkisë Niko Peleshi me anë të një reagimi pak ditë më parë doli kundër dhe siguroi që ky projekt nuk do të ndërtohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here