Tërmet në Polici, largohet drejtori i Fierit, ja kush komandohet (Emri)

0
484

Brenda ditës së sotme janë shkarkuar tre drejtorë policie. Së fundmi mësohet se është shkarkuar drejtori i policisë së qarkut të Fierit, Albert Nushi. Në vend të tij është komanduar Andon Marko. Mësohet se Nushi  është komanduar nëndrejtor në Elbasan. Ai drejtoi Policinë e Fierit për një periudhë pothuajse 2-vjeçare.Gjatë ditës së sotme është shkarkuar dhe drejtori i Policisë së Tiranës si dhe drejtori i Policisë së Vlorës.Nuk dihen ende motivet e shkarkimeve të drejtorëve në qarqet kryesore të vendit, por burimet thanë se ato janë kërkuar direkt nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here