Protestë e tensionuar sot në Fier. Protestuesit janë shtyrë nga forcat e policisë larg trotuarit, çka i ka irrituar ata.
Mësohet se një efektiv policie është qëlluar me sende të forta dhe është larguar nga kolegët i gjakosur.
Mbështetës të PD e LSI-së kanë dalë sot në protestë në Fier duke mbushur rrugët, para vendit ku kryeministri Edi Rama do të ketë takimin e radhës. Me pankarta në duar “Rama ik”, “Rama si Chavez” etj, si dhe me vuvuzela qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit. Forca të shumta policie janë në vend duke mbajtur situatën nën kontroll.
Drejtori i Policisë së Fierit është përpjekur të largojë protestuesit por pa rezultat.