Lëvizje në Polici, ikën drejtori i Vlorës, ja kush e zëvendëson

0
537

Lëvizje të bujshme në Policinë e Shtetit. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se është shkarkuar nga detyra drejtori i Policisë së Vlorës Gentjan Shehaj.

Në vend të tij emërohet Artion Duka, i cili ka qenë më herët drejtor i policisë Berat.

Gentjan Shehaj drejtonte blutë e Vlorës që prej prillit të vitit 2017. Ndërkohë mësohet se ai do të ketë një detyrë të re në Akademinë e Sigurisë.
Po kështu mësohet se në Policinë e Shtetit janë kryer lëvizje të tjera, të cilat pritet të zyrtarizohen së shpejti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here