I zunë pritë, Rama i përgjigjet ashpër PD-së: 100 petritat e Saliut atje te kthesa…

0
569

Ndërkohë që në rrugë protestohej kundër tij, Kryeministri Rama ka nisur takim “Bashkia që duam” në Fier.

Rama nuk ka lënë pa komentuar protestën me të cilën është pritur dhe ka ironizuar protestuesit.

“Ata 100 petritat e Saliut atje te kthesa, të cilët përfaqësojnë ekzaktësisht dëshpërimin e madh të Saliut dhe çetës së tij plakë që ka mbetur aty ku i takon. Në kthesë janë, në kthesë do mbeten dhe nuk do e marrin dot, përsa kohë nuk ndahen nga ata që i kanë marre peng, peng i ka marrë koka që nuk di se ku i çon”- tha Rama.

Ai ka kujtuar kohen e çadres së PD-së. “E fillonin mëngjesin me himn e mbaronin ditën me birra, dhe thoshin nuk ndalim nga çadra po nuk iku ky. Ne i morëm në Qeveri, dolën nga çadra, erdhën në Qeveri, morën ca deshën.

***

“Me gjithë gabimet dhe mangësitë janë burrat dhe gratë pa dallim moshe dhe feje i japin forcë, kësaj force të madhe të ndryshmit. Atyre që na ndjekin dhe kanë nevojë të binden, u them është shumë e thjeshte, mjafton të kujtosh se ku ishim dhe të shohësh se ku jemi, atje ku ishim janë ata që duan të na kthejnë pas, ku do të shkojmë do të shkojmë se bashku dhe me plot të tjerë që do na bashkohen, jam i sigurtë për këtë”- tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here