BE e vendosur, Danielsson: Vendi i opozitës është në Parlament

    0
    461

    “Vendi i opozitës është në Parlament”, kështu u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit të BE, Christian Danielsson. Me këtë qëndrim drejtori i politikave për zgjerimin në BE mbajti të njëjtën linjë si të ndërkombëtarëve që janë shprehur edhe më herët, se djegia e mandateve nga opozita, minon procesin e integrimit.

    Në takimet e veçanta që pati me kryeministrin Edi Rama dhe më tej me liderin e opozitës joparlamentare Lulzim Basha, drejtori i zgjerimit në BE, Christian Danielsson tha se nuk pa ndonjë shenjë që mes palëve politike të shkohet drejt zgjidhjes së krizës politike, përmes dialogut. “Bojkotimi i parlamenti nuk është në përputhje me demokracinë. Nuk dëgjova ndonjë lëvizje që mund t’i çojë ata drejt dialogut”, kështu u përgjigj Danielsson teksa u pyet nga gazetarët nëse sheh ndonjë sinjal pozitiv se opozita do të shkojë në Parlament

     “Protestat paqësore janë një e drejtë, nxitja e dhunës e papranueshme” deklaroi zyrtari i lartë i Brukselit.

    Ai tha se Shqipëria ka dhënë rezultate në proceset kyçe për integrimin, veçanërisht në reformën në drejtësi, me vettingun dhe krijimin e institucioneve të reja në drejtësi, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

    “Shpesh në të shkuarën ju kemi kërkuar partive ta bëjnë integrimin mision kombëtar. Fatkeqësi që vendi të jetë në një kurth pasigurie politike”, tha ai.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here