Deputeti i PD-së bën ‘për një lek’ Lulzim Bashën, zbulon se kush e bëri miliarder

0
388

Deputeti i PD-së Lefter Maliqi thotë së në Parlament do të përfaqësojë demokratët, por ka kritika të ashpra për kreun e PD, Lulzim Basha. “Unë tani përfaqësoj PD. Unë jam me të gjithë demokratët që rrinë protestojnë dhe gënjehen nga Luli, me tik taket e Lulit, me shumëzimet e Lulit.  Pse them unë jam mirënjohës me Sali Berishën ose për Ilir Metën. Këta thonë po ose jo. Ky nuk mban fjalë. Ky na mbajti 3 muaj në çadër dhe na tregonte parime demokratike. Vuri në listë kandidatët që ishte turpi i PD. Unë kam dalë kundër Lulit.  Ku ka lidhje Luli, nga kamarier u bë miliarder nga Sali Berisha. Del ky kundër Jozefina Topallit, ku di ky çfarë është PD. Del kundër Ridvan Bodes, Bregut, Patozit etj. Kush është ky?! Fryma e përjashtimit nuk të sjell fitore”, tha Maliqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here