Lajmi se gjiganti amerikan i energjisë “ExxonMobil” ka bërë një zbulim “të klasit botëror” në Qipro ka vënë në lëvizje Turqinë, Greqinë dhe SHBA. Zbulimi i një fushe detare që përmbante 5-8 trilionë meter kub gaz nënkupton për shumë ekspertë se loja energjetike e politike në Mesdheun lindor sapo ka filluar. Sipas ministrit të energjisë të Qipros Yiorgos Lakkotrypis, zbulimi i kësaj fushe gazi është gjetja më e madhe në Qipro deri më tani dhe bazuar në disa të dhëna zyrtare është një nga gjetjet më të mëdha në mbarë botën në dy vitet e fundit “. Por ky lajm ka ngjallur spekulime të forta në Greqi dhe Qipro mbi qëndrimin e Turqisë, e cila ka kundërshtuar gjatë shpimet e gazit pranë ishullit. Ankaraja ka thënë tashmë se do të dërgojë anije për kërkime në zonat pranë bregdetit jugor të ishullit mesdhetar për të kryer eksplorime. Pak pas zbulimit të gazit, Ankaraja organizoi një nga stërvitjet më të mëdha detare në historinë e saj moderne. Ekspertët thonë se stërvitja ajrore dhe detare e Ankarasë, e cila u quajt “Atdheu Blu” dhe filloi të mërkurën në Detin e Zi, Egjeun dhe Mesdheun, është mënyra e Turqisë për të paralajmëruar se asnjë vendim nuk do të merret pa aprovimin e saj. Ambicjet e Ankarasë në këtë zonë kanë ngritur shqetësime edhe në SHBA, pasi zyrtari i lartë Matthew Palmer u bëri thirrje të gjitha palëve të interesuara për shpimet e gazin në Qipro të ushtronin vetëpërmbajtje. Të shtunën Presidenti i Republikës së Qipros, Nicos Anastasiades, pati një takim me kreun turk qipriot Mustafa Akinci në një përpjekje për të rifilluar bisedimet mbi zgjidhjen e problemit të Qipros. Por pas gjetjes së fushës së gazit, Akinci ka propozuar transferimin e tij në Europë përmes Turqisë. Depozita e madhe e naftës e gjetur në “Glafkos” është konsideruar nga shumë ekspertë jo vetëm si të element që do ndryshojë jo hartën energjetike të rajonit, por edhe pozicionet e të gjitha palëve për të ardhmen e Qipros. Parcela nuk është në zonën kontinentale turke, por Ankaraja shprehey se pasuria natyrore e Qipros duhet të ndahet midis turqve dhe grekëve të ishullit dhe se kjo duhet të ndodhë pas zgjidhjes së problemit të Qipros. Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu ka shprehur edhe disa formula të tjera të tilla si mbledhja e të ardhurave të hidrokarbureve në një fond ndërkombëtar ose përmes BE