Pas deklaratës së Presidentit Meta, i cili tha se kriza është politike, institucionale dhe kushtetuese, dhe si e tillë kërkon zgjidhje politike përmes dialogut, ka ardhur menjëherë reagimi i parë nga mazhoranca. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u shpreh se kriza nuk është institucionale, sepse sipas tij, Parlamenti është legjitim.Kriza nuk është kushtetuese, pasi sipas Ballës, intitucionet e reja të drejtësisë, po krijohen dhe në transparencë të plotë. Numri dy i PS, ra dakort me Metën, se kriza është politike. Dhe sipas tij, është krizë e brendshme e opozitës, dhe e Partisë Demokratike.