Mblidhet urgjentisht grupi i PS, Rama dhe Lleshaj japin urdhrat e prerë

0
392

Menjëherë sapo Kuvendi lajmëroi se seanca plenare do të mblidhet nesër në orën 10:00, opozita caktoi nga ana tjetër edhe orarin e protestës.

Ashtu sikurse ka paralajmëruar protestuesit do të mblidhen para parlamentit në një kohë kur të nisë seanca plenare.

Ndërkaq, nga mbledhja e grupit të Partisë Socialiste, mësohet se kryeministri Edi Rama ka thënë se ‘nuk do ketë skena si të javës së shkuar’.

Nga ana tjetër edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka dhënë garancinë për sigurinë e deputetëve.

Për të shmangur çdo përplasja, deputetëve të PS u kanë dhënë urdhër që në 09: 30 duhet të jenë futur të gjithë në sallë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here