Ish- i fejuari i këngëtares Elvana Gjata ishte në kërkim prej 5 muajsh dhe ndaj tij Gjykata kishte vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, në mungesë, për “Vrasje në rrethana të cilësuara, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.
Gjykata e Tiranës ka caktuar sot “detyrim paraqitje” për Ervin Maten. Pas vetëdorëzimit në Policinë e Tiranës mbrëmjen e së enjtes, Ervin Mata u përball sot në Gjykatë me akuzat e ngritura ndaj tij në lidhje me vrasjen e 4 tetorit 2018 në zonën e ish-Bllokut.
Ndonëse Prokuroria kërkoi për të masën ‘Arrest me burg’, gjykata ka caktuar “Detyrim paraqitje”.