Ditën e djeshme, policia italiane ka arrestuar Marco Di Lauro, i cili është bosi i klanit mafioz Camorra.
Marco kërkohej në nivel ndërkombëtar nga policia prej 14 vitesh.
Në momentin kur policia hyri në shtëpinë e tij, ai ishte duke ngrënë makarona.
Bosi i mafias italiane rezulton i dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e Attilio Romano.
Gjithashtu mediat italiane kanë shkruar se ai nuk ishte i armatosur dhe nuk bëri rezistencë ndaj forcave të policisë, por u shqetësua për macet.









































