Ambasadori çek, Jaroslav Ludva ka komentuar nga Korça integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Sipas tij është shumë e vështirë të thuhet tani.
“Shqipëria ka bërë progres në reformën e drejtësisë, ka disa gjëra për të punuar, shpresojmë që mund të hapen negociatat por është shumë e vështirë ta them tani. Do ta shohim në Qershor, sepse ka 28 vende në Bashkimin Europian, nuk është vetëm komisioni, çdo vend duhet të aprovojë”,- tha ndër të tjera , ambasadori çek.