Katër deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë plotësuar formularin e dekriminalizimit në KQZ duke i hapur rrugë marrjes së mandatit. KQZ jep të hënën mandatet për katër kandidatët e LSI-së. Bëhet fjalë për Aurora Mara, Enver Roshi, Ylli Shehi dhe Edmond Rrushaj, të cilët tanimë pritet të marrin disa nga vendet e lëna bosh nga LSI pas djegies së mandateve.
Shqyrtimi i projekt vendimeve 1- Për regjistrimin si subjekt zgjedhor, “Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019. 2- Për regjistrimin si subjekt zgjedhor, “Partia Kristian Demokrate” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019. 3- Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Endrit Vullnetar Braimllari. 4- Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Dibër, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Përparim Islam Spahiu. 5- Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Elbasan, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Edmond Llazar Haxhinasto. 6- Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, znj. Floida Fadajev Kërpaçi.