Google search engine
Home Politike Drejtesi Liroi një të akuzuar për disa vepra penale në këmbim të parave,...

Liroi një të akuzuar për disa vepra penale në këmbim të parave, KPK zbardh arsyet pse shkarkoi nga detyra kryegjyqtarin e Shkodrës

0
411

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zbardhi dje të gjitha arsyet pse shkarkoi nga detyra kryetarin e Gjykatës së Shkodrës, Arben Zefi. Në vendim thuhet se Zefi është i përfshirë në korrupsion pasiv sepse ka pranuar një shumë parash për të liruar nga burgu një të akuzuar për disa vepra penale. “Disponohen të dhëna ku subjekti i rivlerësimit përfshihet në veprimtari të kundërligjshme, shfaqur në formën e korrupsionit pasiv të gjyqtarit për në disa procese gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Dyshohet se ka pasur kontakte të papërshtatshme. Është i përfshirë në veprime korruptive për një çështje penale duke marrë përsipër lirimin e një personi të akuzuar për disa vepra penale kundrejt përfitimit të një shume të caktuar parash. Një ndër personat e implikuar në dhënien e vendimeve gjyqësore është edhe gjyqtari Arben Zefi. Bazuar në informacionet që disponohen në ngarkim të subjektit të rivlerësimit për implikimin e tij në veprimtari korruptive, në kohështrirje gjatë viteve përpara dhe gjatë periudhës së rivlerësimit, evidentohet kryerja e veprimtarisë së paligjshme në mënyrë të përsëritur gjatë ushtrimit të detyrës nga ana e subjektit të rivlerësimit, si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër”, thuhet në vendim.

Aty theksohet se Arben Zefi po ashtu ka kontakte edhe me krimin e organizuar. Përveç problemeve me integritetin e figurës, KPK sqaroi se gjyqtari i Shkodrës nuk justifikon as pasurinë. “Subjekti i rivlerësimit ka bërë deklarim të pasaktë dhe jo në përputhje me ligjin pasi nuk ka deklaruar në deklaratën “Veting” marrëveshjen që ka pasur me shoqërinë për përfitimin e pasurive të paluajtshme. Subjekti i rivlerësimit ka bërë deklarim të pasaktë dhe jo në përputhje me ligjin pasi ka dhënë deklarim të pamjaftueshëm në lidhje me marrëdhënien që ka me shoqërinë. Subjekti i rivlerësimit gjendet në situatën e konfliktit të interesit pasi ka shqyrtuar një padi të shoqërisë duke qenë ende në marrëdhënie interesi me të”, thuhet në vendimin e KPK. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here