Policia nga Gruemira e Malësisë së Madhe, Berhan Bajrakurti i cili u akuzua se i kishte dërguar një video intime një të miture ka rrëfyer të gjithë ngjarjen.
I ftuar në emisonin “Me zemër të hapur”, ai ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.
Bajrakurti është shprehur se nëse akuzat janë të vërteta ai është gati të bëjë 100 vite burg.
Më tej ai i ka kërkuar falje familjes, kolegëve në polici dhe gjithë Malësisë së Madhe.Bajrakurti tha: Së pari dua të bëj një falënderim nga zemra për ju si gazetarë që ishit të parat që dolët krah. Zgjodha për të folur këtu. Jam i shokuar totalisht megjithëse në kushte jo komode dua të bëj një mesazh. Në radhë të parë dua t’i kërkoj falje familjes ime për momentet aspak, tepër tronditëse që ndodhën mbi familjen time padrejtësisht. I kërkoj falje komisariatit të policisë Shkodër dhe Malësisë së Madhe. I kërkoj falje farefisit tim për situatat skandaloze që iniciuan të pabesët. I kërkoj falje gjithë Malësisë së Madhe se ne si trevë s’i kemi zakon këto gjëra. Janë shokuar dhe ata. Mua më vranë e më kryqëzuan për së gjalli. Do ju falënderoj dhe ju përzemërsisht. Po flas me zemër të hapur. kam besim tek drejtësia dhe do ia lë drejtësisë.









































