Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është njohur sot me akuzat në Gjykatën e Krimeve të Rënda, një ditë pasi Prokuroria mbylli hetimet dhe çoi dosjen për gjykim.
Pas daljes nga Gjykata, Saimir Tahiri është pyetur nga gazetarët nëse ai disponon materiale komprometuese, pasi persona të tjerrë do ishin në burg për akuzat që janë ngritur ndaj tij. Tahiri tha se atij i intereson vetëm e vërteta e tij.
Ai gjithashtu është pyetur edhe nëse ka mbështetjen e kryeministrit Edi Rama, i cili ka thënë se Tahirit duhet t’i kërkohet falje. Ish ministri tha se nuk i duhet mbështetja e askujt, por vetëm e vërteta e tij.
“Nuk më duhet fare, nuk më duhet mbështetja e askujt, por vetëm e vërteta ime. Nëse mendoni se duhet mbështetja e dikujt dhe të jesh te sqetulla e dikujt gaboni.”- tha Tahiri.