Një shpërthim i fuqishëm me eksploziv ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një pallat te “Vasil Shanto” në Tiranë.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 21:10 në një apartament te “Pallati i gjyqtarëve”, pranë Gjykatës së Tiranës, fatmirësisht pa viktima. Mësohet se lënda plasëse dyshohet të jetë vendosur nga dy persona në derën e jashtme të banesës së shtetasit Vasillaq Stavri nga Gjirokastra.
Shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe përveç dëmeve të shumta materiale në tre apartamente ka shkaktuar panik te banorët e lagjes.
Policia jep informacion për ngjarjen:
Informacion paraprak Rreth orës 21:10, në rrugën “Mihal Popi”, në katin e dytë të një pallati, ka shpërthyer dyshohet nga lëndë e dyshuar plasëse, dera e jashtme e banesës së nje shtetasi. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.