Partia Demokratike po përjeton edhe disa dinamika të brendshme, me deputetin Murrizi të përjashtuar për refuzimin e djegies së mandatit, dhe me vendimin ende pezull të deputetes Rudina Hajdari. Por cila është qasja e PD-së ndaj deputetes?
Gert Bogdani, sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë të Partisë Demokratike nuk nguron të shpreh qëndrimin e PD-së në këtë pikë.
Ai tha:
“Besoj se standardet duhet të jenë të njëjta. Nuk mund të bëjmë standarde të dyfishta, nuk ka ndryshime midis Rudina Hajdarit dhe Myslim Murrizit në këtë rast”, duke shtuar gjithsesi që “ajo në dhjetor ishte e gatshme të digjte mandatin”.