Google search engine

    Eurodeputetët japin ultimatum dhe paralajmërojnë opozitën: Pasoja të rënda për vendimin e qershorit

    0
    421

    Delegacioni i PE-se bën apel për zgjidhjen e situatës me dialog ndërsa paralajmëron se protestat e dhunshme mund të rrezikojnë dhe integrimin. 

    Knut Fleckenstein: “Ata që organizojnë protestën duhet të kujdesen që protesta të jetë jo e dhunshme. Nuk është e mundur të thuhet kjo është protesta ime, janë njerëzit e mi është demonstrata ime, por nuk është dhuna që ushtroj unë. Ai i cili urdhëron ushqimin duhet të paguajë prandaj ata që organizojnë këtë gjë duhet të kujdesen. Pasi nëse do të ndodhte do të shkatërronte shumë. 

    Nëse ne shikojmë deri nga mesi i qershorit gjatë gjithë kohës pamje dhune në rrugët e Tiranës sigurisht që kjo në vetvete do të kishte pasoja për diskutimet që do të organizohen në takimin e Këshillit në qershor. Kjo në vetvete do të kishte pasoja për diskutimet që do të organizohen në takimin e Këshillit në qershor.”

    Delegacioni i Parlamentit Evropian ishte shumë i qartë në mesazhit që përcolli në konferencë për shtyp paraditen e sotme pas takimeve që ata mbajtën me drejtues të vendit, krerët e partive por dhe me përfaqësues të shoqërisë civile

    Por a do të ndërmjetësojnë ndërkombëtarët?

    Eurodeputeti Tunne Kelam: Jo ka ardhur koha që Shqipëria të zgjidhë problemet e veta. Por mos na i transferoni ne problemet për ti zgjidhur ne, do të duhet ti zgjidhni këtu. Ju keni shumë ndërmjetësim. Është puna juaj, është problemi i brendshëm i juaji dhe duhet të ngriheni mbi interesa partiakë. Kjo është mënyra si duhet të punojnë.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here