Kuvendi publikon datën e seancës plenare, opozita nuk i ndahet

0
401

Kuvendi ka vendosur që seanca plenare e radhës do të mbahet ditën e martë, 5 mars 2019. Ky është vendimi paraprak i Kuvendit.Edhe opozita  njoftoi sot anulimin e protestës së ditës së nesërme para Parlamentit për shkak të moszhvillimit të seancës parlamentare.

Burime nga Partia Demokratike bëjnë të ditur se protesta e radhës përpara Parlamentit do të jetë në varësi të seancës plenare.Ndërkohë, po të njëjtat burime thonë se mbetet e pandryshueshme protesta e 16 Marsit, përpara Kryeministrisë.

Ditën e djeshme, opozita e bashkuar zhvilloi një protestë 3 orëshe para Parlamentit, ndërkohë që Parlamenti po zhvillonte seancën, ku u miratuan strukturat e KLGJ dhe KLP.Gjatë protestës së djeshme pati edhe përplasje me policinë, ku protestuesit çanë kordonin e policisë dhe i goditën me sende të forta, ndërsa kjo e fundit u përgjigj me gaz lotsjellës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here