Ish-ministrja fillon ‘fshesën’/ Shkarkon 12 zyrtarë të lartë dhe iu mbyll derën:O budalla, a je në vete (VIDEO nga përplasja)

0
401

Shkarkohet përfundimisht Afrim Qendro dhe 11 punonjës të tjerë të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH).

Qendro u shkarkua disa javë më parë nga posti i drejtorit pas skandalit të Unazës së Madhe por më pas vijoi punën si inxhinier pranë ARRSH.

Sonila Qato, tashmë drejtoresha e re e ARRSH ka firmosur  përfundimisht shkarkimin e Qendros nga çdo funksion në këtë institucion, si dhe shkarkimin e 11 punonjësve të tjerë.

Kjo është shoqëruar me përplasje në derën e institucionit ku dy persona rrinin me listë në dorë dhe nuk lejonin të futeshin brenda zyrtarët të cilët ishin shkarkuar. Edhe zv.drejtori i ARRSH Ergys Verdho është penguar të hyjë në ambientet e ARRSH.

“S’e kam emrin në listë o budalla, a jeni në vete a jo, si më ndalon mua të hyj në institucion”, dëgjohet të thotë në këtë video të TCh zv.drejtori.

Shkarkimi i Afrim Qendros dhe punonjësve të tjerë është bërë me motivacionin e mungesës së besimit dhe të moszbatimit të rregulloreve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here