Google search engine
Home Editorial Opinion Historiani amerikan flet për lëvizjen e fundit të PD-së dhe çfarë do...

Historiani amerikan flet për lëvizjen e fundit të PD-së dhe çfarë do të ndodhin me zgjedhjet lokale: Një krizë e re politike

0
539

Historiani amerikan Bernd J. Fisher, i cili ndodhej në Tiranë për të folur mbi rënien e regjimit komunist në Shqipëri, në një ditë të shënuar, siç ishtë ajo e rrëzimit të statujës së diktatorit Enver Hoxha, flet për situatën aktuale politike në Shqipëri në një intervistë për Panoramën.

Mendoni se lëvizja e fundit e Partisë Demokratike është e gabuar?

Demonstratat nuk janë asnjëherë të gabuara. Në demokracitë më të vjetra njerëzit kanë të drejtë të protestojnë kundër qeverisë, për aq kohë sa ato janë të paqta dhe nuk shkatërrojnë pronën publike apo lëndojnë njerëzit. Të linin Parlamentin, nuk më duket një lëvizje e mirë. Partia Demokratike dhe partnerët e saj duhet të kenë më shumë zëra domethënës në Parlament dhe jashtë tij. Jashtë Parlamentit, në Shqipëri ka shumë njerëz që populli i dëgjon, por brenda në Parlament ata kanë një status dhe kanë mundësi të zgjidhin më shumë punë.

Dalja e PD-së nga Parlamenti mund të konsiderohet si një krizë e re politike?

Absolutisht. Pyetja e radhës është se çfarë do të ndodhë me zgjedhjet lokale. Nëse Partia Demokratike nuk është në Parlament, a do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të muajit qershor? Ende nuk kam dëgjuar diçka mbi këtë çështje, madje nuk jam i sigurt nëse është vendosur se ç’do të bëhet. Ndoshta deri atëherë kjo çështje mund të jetë zgjidhur, por po, kjo është një krizë politike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here