“Bomba” nga Italia: Juventusi largon Alegrin dhe gjen trajnerin e ri

0
343

Humbja në ndeshjen e parë me Atleticon e Madridit në Champions League ka bërë që drejtuesit të mendojnë largimin e Alegrit. Lajmi sa vjen dhe përforcohet, ndërsa së fundmi, është “Sportmediaset”, që raporton se këto janë muajt e fundit të Alegrit në krye të Juventusit. Tashmë është vendosur, që në fund të këtij sezoni tekniku livornez do i japë fund eksperiencës së tij në Torino. Në fakt, largimi i Alegrit ishte parashikuar që verën e kaluar, por me ardhjen e Kristiano Ronaldos, shpresat u rritën për një trium në Champions. Tashmë, është data 12 mars kur do të luhet sfida e kthimit ndaj Atletikos, takim që do të vendosë akoma më shumë për fatet e Alegrit. Nëse edhe këtë sezon në Torino nuk sillet kupa me veshë të mëdhenj, Alegri do të jetë i pari që do largohet, bashkë edhe me disa emra të tjerë në ekip. E Emri më i lakuar për të zëvendësuar teknikun, është ai i Zinedin Zidane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here