Pesë makina janë djegur në një garazh në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm (26 shkurt) në zonën e Ujit të Ftohtë. Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.