Emërimi i Philip Reeker në krye të Zyrës për Europë dhe Eurazi në Departamentin Amerikan të Shtetit po vazhdon të zgjojë interesim në mediat e rajonit. Mediat greke të cilat e dhanë të parat lajmin për emërimin e tij në këtë post vazhdojnë të shkruajnë për Reekerin, të cilin e përshkruanjnë si një njeri që kryen punë.
Diplomati amerikan postin e ndihmësit të sekretarit të shtetit përgjegjës për Evropë e Euroazi do ta marrë nga muaji mars pas largimit të Wess Mitchell.
Media greke shkruan ndër të tjera shkruan se Reeker do të drejtojë procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës, procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe konsolidimin e doktrinës së re gjeoekonomike të ShBA-vë në Lindjen e afërt e në Mesdheun lindor.
Crisismonitor.gr shkruan po ashtu se 54-vjecari përveçse njeh mirë Ballkanin është edhe diplomat që kryen punë., ne nje moment delikat, po te kihet parasysh se opozita shqiptare ka dorezuar mandatet e deputetit, ne nje perpjekje per te zhvleresuar sistemin demokatik se marrjes apo lenies se pushtetit me vote, dhe perpjekjeve per te marre pushtetin nga rruga.
Reeker në postin e ri vjen nga EUCOM (Komanda Amerikane për Europë), me Seli në Shtutgart të Gjermanisë, shkruan express.com.