Presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopulos akuzoi Shqipërinë se vazhdon të kërkojë të drejtat e çamëve. Ai përdori një gjuhë të ashpër dhe me tone kërcënuese ndaj Tiranës. Pavlopulos tha se Shqipëria nuk i ka braktisur kërkesat sipas tij të pakonceptueshme, gjoja të drejtave të çamëve kriminelë. Pavlopulos përdori një gjuhë ekstreme dhe me tone kërcënuese kur tha se Tirana zyrtare nuk i ka braktisur kërkesat sipas tij të pakonceptueshme të gjoja të drejtave të çamëve kriminelë. “Nuk ka perspektivë, ecuri të Shqipërisë fqinje drejt zonës evropiane, kur për fat të keq, ende edhe sot nuk i ka braktisur kërkesat e pakonceptueshme të gjoja të drejtave të çamëve kriminelë, bashkëpunëtorë të nazistëve. Çfarë duhet të bëjmë, t’u japim të drejtë bashkëpunëtorëve të nazistëve?! Jemi absolutisht të sinqertë, qëndrimi ynë nuk ka asgjë hakmarrëse. Qëndrimi ynë kërkon respektin e së drejtës dhe të historisë,”-tha Prokopis Pavlopoulos.












































