Këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit. Që prej ngjarjes që ndodhi në bllok, këngëtarja nuk bëri asnjë reagim, dhe për herë të parë e pamë në koncertin e Prishtinës në festën e Pavarësisë së Kosovës. “Sa shumë të paskam dash”. Është ky mesazhi i këngëtares Elvana Gjata publikuar në instastory që ka ngacmuar të gjithë ndjekësit e saj.Ajo çfarë të gjithë njerëzit i ka bërë lëmsh për jetën personale të këngëtares, është fakti që për të është përfolur të ketë qenë në një lidhje me kantautorin e suksesshëm, Flori Mumajesi, e ndërkohë para pak ditësh është mësuar se Elvana është ndarë nga i fejuari i saj. Por me këtë status në Instastory, ku shkrimi është mbi një sfond të zi, Elvana në një farë mënyrë ka treguar sesa shumë e ka dashur të fejuarin e saj.









































