Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton se ndërrimi i pronësisë së mjetit mund të bëhet edhe në sportelet e DPSHTRR, me një tarifë shërbimi prej vetëm 1400 lekësh. Në njoftim theksohet se shërbimi i ri do të ofrohet në të gjitha drejtoritë rajonale.
“Tjetër lajm i mirë për qytetarët! Nga 1 Marsi ndërrimi i pronësisë së mjetit direkt edhe në sportelet tona –! Tarifa e shërbimit vetëm 1400 Lek!
Siguri për shitësin e blerësin, verifikim i plotë në sistem ✅—-Shërbimi më i ri e i shumëpritur nga qytetarët nis nga Tirana e do ofrohet në gjithë drejtoritë rajonale me cilësi e vëmendje brenda muajit Mars! #MëLehtëMëShpejtMëLirë
#ShërbimePublikeLehtësuese
#EvolucionDPSHTRR”, njofton DPSHTRR.









































