I dënuari për përndjekje, kush është i riu që u gjet i vdekur në qelitë e paraburgimit të Elbasanit (DETAJE)

0
421

Një 23-vjeçar është gjetur i vetëvarur në ambientet e paraburgimit në Elbasan.

Mësohet se trupi i pajetë është pikasur nga gardianët. Bëhet fjalë për shtetasin Bledar Doda nga Burreli, i ndaluar për veprën penale të përndjekjes.

Doda ndodhej prej tre muajsh në qelitë e Bradasheshit të Elbasanit, në pritje të procesit gjyqësor.

Burime për mediat thonë se ai kishte shfaqur shenja depresioni edhe më parë, ndërsa trupi pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here