CIA jep detajet: Në vitet ’50 Shqipëria në krizë ushqimi, Moska furnizonte Tiranën me konserva mishi e peshku, ja arratisjet që ndodhnin në kufi

0
494

CIA ka nxjerr në dritë të tjera detaje sa i takon situatës në Shqipërinë komuniste. Sipas disa dokumenteve të dekalsifikuara, tregohet ajo se çfarë ka ndodhur ndër vite. Aty tregohet e si në vitin 1952 regjimi nis t’u sekuestronte pasuritë të pasurve. Të gjithë u detyruan të dorëzonin florinjtë. Po ashtu jepen detaje dhe për marrëdhëniet mes Enver Hoxhës dhe Titos.

Përmbledhje e situatës në Shqipëri

Qershor 1950

Raportime nga misioni sovjetik në Aleksandri të Egjiptit për qendrën në Nr.12 Rruga Gorki, Moskë, zbulojnë se po zhvillohen negociata me kompaninë uruguaiane Arlin në Montevideo për blerjen e 10 milionë konservave të mishit (që do të vijë nga fabrikat e Paraguait) me destinacion ushtrinë e Shqipërisë. Raportime të tjera nga misioni komercial sovjetik flasin për transportin e sasive të mëdha të “ushqimeve të thata” për furnizimin e anijeve sovjetike në rast lufte. Ndërkohë konserva peshku janë duke u blerë nga Skandinavia.

Janar 1952

Më 20 shtator 1951, tre persona u dënuan me vdekje për aktivitete kundra regjimit nga Gjykata ushtarake e Korçës. Mes të dënuarve ishin dhe Sotiris Bitcolis dhe Alekos Turtulis. Kohët e fundit policia ka arrestuar në Durrës një numër të paspecifikuar personash për t’i detyruar të dorëzonin zotërime të jashtëligjshme floriri. Personat u torturuan dhe si rrjedhojë dy prej tyre vdiqën.

Shtator 1952

Rreth 20 njerëz të Ushtrisë shqiptare u arratisën drejt Jugosllavisë mes 15 shkurtit e 10 marsit 1952. Tetëmbëdhjetë prej tyre kaluan kufirin mes Shkodrës dhe Prizrenit, ndërsa 10 të tjerët në zonën e Dibrës, ata janë ndaluar nga autoritetet jugosllave. Sipas raportimeve nga ushtria e Shqipërisë, morali dhe kushtet ekonomike në ushtri janë ngritur disi muajt e fundit pas ndërhyrjes së këshilltarëve sovjetikë në Tiranë. Por me gjithë këtë ekzistojnë antagonizma të forta mes zyrtarëve ushtarakë sovjetikë dhe shqiptarë dhe kjo ka sjellë shqetësim deri në rrethet e larta politike shqiptare.

Janar 1953

Një ekspeditë gjeologjike sovjetike nën drejtimin e një gruaje vizitoi Shqipërinë gjatë vitit 1951. Sipas raportimeve në Kapanj u gjetën gjurmë uraniumi të cilat u çuan menjëherë në Tiranë për ekzaminime. Prej atëherë shumë ngarkesa janë dërguar fshehtësisht nga këtu në Kuçovë dhe Lushnje.

27 nëntor 1953

Burgu i madh i Korçës quhet “Burgu u armiqve të popullit” dhe aktualisht mban rreth 650 të burgosur, të ruajtur nga 50 gardianë. Drejtor i burgut është kapiten Baktash Melçani, ndërsa asistenti i tij është Qerim Gjergjeviç. Masat e sigurisë së burgut rriten kur mbi të kalon ndonjë aeroplan dhe mes të burgosurve lindin tentativa për trazira. Në fillim të vitit 1950 Melçani zuri vendin e Tasi Markos si drejtor i burgut. Burgu qytetar i Korçës mban gjithashtu të burgosur politikë por të dënuar deri me 5 vjet ose më pak. Zakonisht të burgosurit këtu janë dënuar për mangësi taksore ose dështim në përmbushjen e objektivave të prodhimit.

Qershor 1955

Jugosllavi: Sipas informacioneve, rreth 200 nga 1000 refugjatët shqiptarë në kampin e Qerovës që kishin vendosur të qëndronin në Jugosllavi, janë liruar tashmë nga kampi he u janë dhënë nga 20 000 dinarë secilit. Por shifra prej 1000 shqiptarësh duket e ekzagjeruar pasi sipas observimeve të fundit të kampit të Qerovës, aty gjendeshin rreth 800 refugjatë nga të gjitha vendet satelite të BRSS. Ndërkohë prestigji i Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë ( i vendeve Perëndimore) është në rënie sepse nuk po vepron për të ndihmuar refugjatët shqiptarë në Jugosllanvi për t’u zhvendosur në Perëndim. Organizata jugosllave e refugjatëve Lidhja e Prizrenit është duke riorientuar politikat e saj duke iu përkushtuar luftës ndaj grupeve të tjera të refugjatëvbe shqiptarë në Perëndim. Gazeta e Lidhjes së Prizrenit “Flamuri i Lirisë” do të rinisë së shpejti publikimin.

Shtator 1955

Situata e ushqimit në Shqipëri është shumë e rëndë. Ka mungesa buke dhe ushqimesh, mallrat e tjera të konsumit janë gjithashtu të vështira për t’u gjetur. Prej këtyre mungesave punëtorët deh nëpunësit e ndërmarrjeve shtetërore vjedhin çfarë të munden nga rezervat shtetërore. Në shumë qytete shqiptare si Elbasan, Fier, Patos, punonjës qeveritarë përfshi edhe komunistë, po dënohen për vjedhje të pasurisë së qeverisë. Në korrik dhe gusht 1954, në dy gjyqe të mbajtur në Fier 23 burra dhe gra u gjykuan për vjedhje të tilla. Dy nga të akuzuarit u dënuan me vdekje. Gjyqe si këto po zhvillohen në të gjithë Shqipërinë.

15 mars 1959

Marrëdhëniet e Jugosllavisë me bllokun

Veprimet e fundit të Beogradit tregojnë se në kontrast me qasjet e mëparshme, ai tashmë është i gatshëm të reagojë kundër bllokut sovjetik deh sulmeve anti-jugosllave. Marrëdhëniet e zakonshme armiqësore me Shqipërinë kohët e fundit janë përkeqësuar edhe më shumë me shkëmbime protestash dhe akuzash. Kohët e fundit Beogradi ka vendosur papritur të publikojë gjyqet e shqiptarëve të akuzuar për spiunazh ndaj Jugosllavisë. Ky është një ndryshim i konsiderueshëm që prej janarit të shkuar kur Beogradi anuloi gjyqet publike të 25 jugosllavëve pro-sovjetikë, pasi i trembej pasojave në marrëdhëniet me bllokun. Në fjalimin e Titos në Shkup më 6 mars ai quajti liderin shqiptar Enver Hoxha “luftënxitës… Goebel-i i ri i Ballkanit”, ndërsa një ditë më parë kërcënoi se do të denonconte sulmet “irredentiste” të Shqipërisë dhe Bullgarisë para Kombeve të Bashkuara. Tito ka shprehur gjithashtu vendosmërinë e tij për t’iu kundërpërgjigjur të gjithë akuzave të bllokut në të ardhmen, duke bërë të qartë se nuk do të ketë marrëveshje me Bllokun për sa kohë që Moska lejonte veprime të tilla. Më 14 mars Beogradi njoftoi thirrjen e ambasadorit të tij në Shqipëri dhe kalimin e tij në detyra të tjera. Edhe Shqipëria pritet të bëjë reagimet e saj të ngjashme por asnjë nga vendet nuk pritet të nisë një ndërprerje të plotë të marrëdhënieve. Edhe një ngrirje e ngjashme në lidhjet me Kinën, nuk rezultoi në prishjen e plotë të marrëdhënieve. Veprimet e Beogradit parashikojnë një përkeqësim të mëtejshëm të lidhjeve me bllokun sovjetik, veçanërisht me Shqipërinë dhe Bullgarinë. Krisjet ideologjike të Jugosllavisë me bllokun sovjetik nuk duket se kanë perspektivë zbutjeje. Jugosllavët dolën nga kampi komunist në 1958 por ngulin ende këmbë se marksizëm-leninizmi po interpretohet korrektësisht në Jugosllavi. Shkakun e prishjes Beogradi nuk e konsideron si ideologjik, por si rezultat i refuzimit të dominimit sovjetik prej tij, dhe thotë se edhe vende të tjera të bllokut po ndjekin shembullin e Jugosllavisë për praktikat e brendshme. Tito tha më 7 mars se debati nuk është teorik, por rezultat i “ndryshimeve të opinionit në disa çështje që janë ngritur nga praktika e zhvillimit socialist, si në bllok ashtu dhe në Jugosllavi”. Megjithë pretendimet sovjetike të shtypjes së revizionizmit, në kongresin e 21-të të partisë, Moska duket se është e shqetësuar për influencën ndarëse të Jugosllavisë në bllok, pas simpatisë që ka marrë nga vende të Afrikës dhe Azisë. Me qëllim të diskreditojë teorinë jugosllave në bllok, sovjetikët refuzojnë arritjet e brendshme të Jugosllavisë. Tito ka vizituar kohët e fundit vende si Indonezia, Burma, Cejloni e Sudani për të akumuluar mbështetje, por Kremlini i ka quajtur jugosllavët “agjentë imperialistë”. Kjo binte në kundërshtim me deklaratën e Hrushov në fjalimin e hapjes në Kongres, ku tha se është i gatshëm të bashkëpunojë me jugosllavët në përpjekjet kundër imperialistëve, aty ku përputhen interesat e dy vendeve.

Diferencat

Që prej nisjes së konfliktit, diferencat partiake kanë dhënë rezultate dhe në marrëdhëniet shtetërore, siç ilustrohet aktualisht nga tensionet shqiptaro-jugosllave. Marrëdhëniet me Pekinin janë thuajse pezulluar që prej verës së shkuar dhe i vetmi vend me të cilin Beogradi ka lidhje është Polonia, me të cilën vazhdojnë këmbimet ekonomike, kulturore dhe shkencore. Megjithëse kreditë ekonomike të BRSS për Jugosllavinë janë ndërprerë, Moska dhe satelitët e saj i tremben një bllokade të gjerë ekonomike ndaj Jugosllavisë, pasi herën e fundit rezultoi e paefektshme dhe mund të zgjojë simpatinë e vendeve afrikane dhe aziatike. Të gjithë vendet komuniste përveç Kinës dhe Rumanisë, kishin bërë marrëveshje tregtare me Jugosllavinë në 1959. Nëse këto marrëveshje zbatohen pozita tregtare e Jugosllavisë me bllokun lindor nuk dëmtohet shumë, por për këtë Jugosllavia nuk ka siguri. Gjithsesi nga frika e kërcënimit për humbjen e tregjeve të bllokut lindor, jugosllavët kanë nisur kërkimin e alternativave të tjera. Ndërkohë ndihma e Shteteve të Bashkuara për Jugosllavinë vazhdonte në nivel të lartë për vitin 1959: 22.5 milionë dollarë për impiantin e fertilizuesve në Pancevo, 5 milionë dollarë për motorët e benzinës, 14.2 milionë dollarë për shëndetësinë, arsimin e bujqësinë, 62,2 milionë dollarë për zhvillim të përgjithshëm ekonomik. Britania ka dhënë 3 milionë paund për bujqësinë dhe pajisje të tjera dhe Franca gjithashtu ka treguar interes për asistencë. Ndërkohë Beogradi po punon zhvillimin dhe arritjen e tregjeve të tjera të materialeve bazë në Azi e Afrikë. Gjatë turneut diplomatik të Titos në Indonezi, Burma, Cejlon, Indi, Etiopi e Sudan, vendet pranuan në parim përmirësimin e lidhjeve ekonomike, dhe premtimet mund të jenë mjaft të frytshme për jugosllavët, në një kohë kompeticioni nga vendet e bllokut. Por me gjithë tensionet me vendet e bllokut lindor, Beogradi po tregohet i vendosur të mos ndërthuret shumë me vendet e Perëndimit, duke dashur të ruajë politikën e tij të paanësisë. Pas kthimit të Titos në Jugosllavi, ai dënoi fuqimisht akuzat e bllokut se po përpiqej të krijonte një “bllok të tretë” apo të ringjallte paktin e Ballkanit me Greqinë, që sipas Hrushovit, e afronte Jugosllavinë me NATO. Pakti i Ballkanit thuajse nuk u prek fare gjatë bisedimeve me Karamanlis. Një zëdhënës jugosllav sulmoi gjithashtu më 13 mars shtypin e Turqisë për “shtrembërime” mbi Jugosllavinë, me shumë gjasa për të theksuar faktin se Jugosllavia nuk kërkonte rihapje të Paktit të Ballkanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here