E ngarkuara me punë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Leyla Moses-Ones ka përcjellë një mesazh të fortë te politika dhe organet e drejtësisë shqiptare.
Gjatë fjalës së saj në eventin me temë “Për një Shqipëri pa kanabis”, zyrtarja e lartë amerikane tha se tashmë pas goditjes së bandave dhe rrjeteve të trafikimit të lëndëve narkotike, hapi i radhës është sekuestrimi i pasurive të ndërtuar mbi baza dhe burime të paligjshme. Madje, ajo apeloi politikën shqiptare që të mos jetë krah i tyre, por i drejtësisë.
“Pengesa më të forta duhet të jetë kur trafikantët të shohin Shqipërinë si mjedis lejues. Trafikantët duhet të përballen me arrestime, dënimet të duhura me burgim. Njerëzit që drejtojnë këto rrjete duhet të frikësohen.
Kapja e Klement Balilit, Met Kananit, apo Arbër Çekajt janë si një gur kilometrazhi në këtë përpjekje, tani janë në dorë e prokurorëve dhe gjykatave, por dhe vullnetit politik.
Politika të mos luaj rol në mbështetje të aktiviteteve të paligjshme, apo të përmbysë peshoren e drejtësisë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krah për krah në këtë luftë, kjo pasi se është kërcënim për sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare. Prodhimi i parave të pista, furnizojnë krimin e organizuar trans-kombëtarë, duke trimëruar gangsterët.
Kjo tashmë të pasohet me sekuestrim të pasurive të kriminelëve, duhet të jetë hapi tjetër i rëndësishëm në këtë luftë kundër kanabisit”, u shpreh Leyla Moses-Ones