Google search engine
Home Aktualitet Zbulohen detaje për 30 zyrtarët e lidhur me ish-Sigurimin e Shtetit, janë...

Zbulohen detaje për 30 zyrtarët e lidhur me ish-Sigurimin e Shtetit, janë në politikë, diplomaci dhe Ministrinë e Brendshme(inicialet)

0
344

Spiunët e ish-Sigurimit të Shtetit vijojnë të jenë ende prezent në administratë dhe politikën shqiptare. Skandali me prokurorin Bujar Sheshi nuk është i vetmi, pasi rezulton se 30 zyrtarë të administratës kanë pasur lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit të Enver Hoxhës. Kjo është bërë e ditur ditën e djeshme nga Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit. Përmes një përgjigjeje për “TCH”, Autoriteti renditi fushat ku spiunët e Sigurimit vijojnë të jenë ende prezent, ndërsa theksoi se me zgjedhjen në organet e larta të drejtësisë janë verifikuar 294 kandidatë, nga të cilët 5 individë kanë rezultuar të figurojnë me dosje. “Janë verifikuar kandidatët për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Nga verifikimi, për 3 persona rezultoi se figurojnë në dokumentacionin e ish-Sigurimit të Shtetit; dy persona si subjekte proceduese ish-gjyqtar dhe ish-prokuror në procese penale politike (NS, FL) dhe një person si bashkëpunëtor (SV)”, deklaroi Autoriteti.

Më tej, AIDSSH bën me dije se nuk janë vetëm institucionet e reja të drejtësisë që kërkojnë informacion, por edhe partitë politike. “Me kërkesë të dy partive politike (Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet; Aleanca Popullore për Drejtësi), janë verifikuar 285 persona në kuadër të verifikimit të figurës për kandidatët për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, për zgjedhjet e 25 Qershorit. Nga verifikimi, 4 persona figurojnë në dokumentacionin e ish-Sigurimit të Shtetit (XHA, RT, FT, ZG)”, thuhet në përgjigje. Po ashtu, Autoriteti bën me dije se edhe Ministria e Brendshme është interesuar të zbulojë se cilët janë ish-spiunët e Sigurimit të Shtetit në radhët e saj. Sipas AIDSSH, në këtë institucion është një ish-spiun. “Me kërkesë nga Ministria e Brendshme janë verifikuar 30 persona, në kuadër të verifikimit të figurës përpara emërimeve ose ngritjeve në detyrë. Një person figuron në dokumentacionin e ish-Sigurimit të Shtetit (AXH)”, thuhet në përgjigje. Ndërkohë, Autoriteti thotë se numrin më të madh të kërkesave për verifikim e ka Ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme. Sipas AIDSSH, 7 ish-spiunë të këtij institucioni figurojnë me dosje. “Me kërkesë nga MEPJ janë verifikuar 234 persona, nga të cilët 7 persona- (FR), (EM), (LlK), (JSh), (GS), (AA), dhe (AD),- figurojnë në dokumentacionin e ish-Sigurimit të Shtetit”, thuhet në përgjigjen e Autoritetit të Dosjeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here